Një trup si i Sonit


Këngëtarja Soni Malaj i është rikthyer skenës muzikore shqiptare, si një nënë e re, pa ndryshuar shumë format e lakmuara trupore.
Për paraqitjet e saj, duket se Soni mundohet goxha shumë. Të paktën këte tregojnë fotografitë e publikuara nga vetë këngëtarja, në rrjetet sociale. Ajo shfaqet duke ushtruar në një palestër private, duke ngritur pesha.
Pas dy vjetësh qëndrimi në Spanjë, ishte  “X Factor” që bëri të mundur kthimin e Soni Malaj në atdhe. Këto muaj ajo po qëndron bashkë me familjen e saj në TIranë, pasi është pjesë e jurisë së këtij spektakli.
Jeta e këngëtares Soni Malaj ndryshoi, kur ajo u njoh me Mirkon, balerinin që e shoqëronte në vallëzimet e “Dancing With The Stars”. Ajo u dashurua, u fejua, u martua, dhe u largua bashkë me Mirkon në një shtet tjetër.